Këtë të mërkurë para Kryeministrisë u mbajt një protestë, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit dhe karburanitit.
Të shumta ishin pankartat që qytetarët mbanin në duar që lidheshin me rritjen e çmimeve, si “Erdha nga Laçi pa X5”, “Erdha nga Shkodra me biçikletë”, “Erdha nga Korça me lepitka” etj.
Por një ‘protestë’ në mënyrën e tij e ka patur edhe djali i kryeministrit, Greg Rama, në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një fotografi të para 9 viteve, por që duket se shkon më së miri me aktualitetin sot.
Në fotografinë e publikuar shihet një person që ecën mbi kalë në mes të Tiranës, mes disa makinave të parkuar. “Rritja e mirëqenies”, ka shkruar ai përkrah postimit, duke ironizuar në këtë mënyrë situatën aktuale.



















