Artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka qenë imazh promovues i ‘Versace’ gjatë viteve të fundit, ndërkohë që në fushatën e tyre vjeshtë-dimër 2021 u bë imazh zyrtar. Ajo hapi dhe mbylli sfilatën në “Javën e Modës në Milano” në muajin shtator duke lënë pas emra si Gigi Hadid, Emily Ratajkowski.
Së fundmi Dua Lipa ka realizuar një set fotografie bashkë me motrën e saj, Rinën, duke treguar se bashkëpunimi me markën luksoze është bërë më i ngushtë.
Në rrjetet e saj sociale fotot ku ato shihen te pozojnë krah njëra-tjetrës teksa në fokus ka qenë koleksioni i ri i çantave. Dua duket joshëse me një fustan të ngushtë në ngjyrë të kuqe, kurse Rina është veshur me të zeza.
Nuk dimë të themi nëse kjo ka qenë zgjedhje e qëllimshme e motrave Lipa, por natyrshëm mund të bëjmë një paralelizëm mes tyre dhe motrave Hadid. Edhe Gigi dhe Bella janë po ashtu imazh i ‘Versce’ dhe para disa ditësh u shfaqën si imazh i fushatës së fundit të shtëpisë së modës.



















