Në kohë si këto ku mes pandemisë, luftës në Ukrainë, rritjes së çmimeve e ku ankthi e pasguria duket se po rritet çdo ditë, një lajm se një bebe është rrugës na gëzon të gjithëve. Teksa bëjmë një shëtitje virtuale nëpër instagram, një imazh i një nëne që ndan me ndjekësit e saj lajmin e bukur të pritjes së ëmbël duket se ‘ngjiz’ një buzëqeshje në portretin tonë, buzëqeshje për të cilat kemi aq shumë nevojë këto kohë. Për disa prej vajzave të njohura VIP shqiptare, kjo periudhë do të mbahet mend gjatë, do të fiksohet në memorje përjetësisht si koha kur ato mësuan se brenda tyre po rreh një tjetër zemër.
Për Arbana Osmanin kjo është shtatzënia e tretë, lajm të cilin moderartorja e ndau me publikun në natën finale të Big Brother VIP. Ndonëse vetë Arbana dhe partneri i saj Eduart Grishaj nuk e kanë zbuluar gjininë e bebit, thuhet se Joni dhe Dielli së shpejti do të bëhen me një motër.
Duket se ka qenë një ogur i mirë Big Brother për moderatoren e spektaklit dhe atë të Fun Club pasi edhe Dojna Mema është në pritje të ëmbël. Ndryshe nga kolegia e saj Arbana, për Dojnën ky është gëzimi i parë si frut i një dashurie disa vjeçare me këngëtarin Vlashent Sata.
Jo një, por dy zemra të vogla rrahin brenda barkut të aktores Delinda Disha e cila është në pritje të binjakëve. Lajmin e bukur Disha e ndau me ndjekësit e saj në instagram nëpërmjet një foto me partnerin Eldo dhe djalin Dasantin që së shpejti do të jetë vëllai i madh i dy bebushave.
E ka mbajtur pritjen e ëmbël për rrethin e saj të ngushtë, ndaj ishte një surprizë e bukur kur pak ditë më parë modelja Kristina Bakiu tregoi se është në muajin e shtatë të shtatzënisë. Bukuroshja e pasarelave ka zgjedhur të jetë diskrete për të prezantuar publikun me partnerin e saj, ama tundimi për të ndarë me ndjekësit pritjen e ëmbël duket se ka qenë i madh.
U bë e njohur në një program dashurie. Ndonëse Engjëll Lengo nuk mundi ta gjejë dashurinë në Love Story duket se fati kishte caktuar një tjetër djalë që shumë shpejt rrëmbeu zemrën e bukuroshes nga Gjirokastra. Engjëll ka nisur prej disa muajsh romancën me këngëtarin Vani Gjuzi dhe çifti janë në pritje për t’u bërë shumë shpejt prindër.



















