KreuStil Jetese

“Ja kushtoj vajzave dhe grave ukrainase”, Mariana Kondi nderohet me medaljen e “Mirënjohjes”!

Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi, ka qenë pjesë për të dytin vit radhazi e aktivitetit të rëndësishëm të realizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon.

Aktorja është nderuar me një medaljen e “Mirënjohjes” për kontributin e dhënë në aktivitetet e Unionit dhe për promovimin e vlerave të grave dhe vajzave të suksesshme.

 

Me anë të një postimi në rrjetin e saj social Mariana Kondi ka shprehur mirënjohjen e saj për këtë medalje të rëndësishme, teksa ka shtuar se në shenjë simbolike ua kushton vajzave dhe grave ukrainase.

 

“E nderuar që për të dytin vit radhazi bëhem pjesë e aktivitetit të Unionit të grave shqiptare të suksesshme të bashkive dhe komunave shqipfolse mbajtur më 8 Mars në Preshev nën kujdesin e Kryetares së komunës Preshev Z. Ardita Sinani!

Shumë e nderuar jam edhe për medaljen e Mirënjohjes të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Z. @erionveliaj vlerësim për kontributin tim të dhënë në aktivitetet e Unionit dhe promovimin e vlerave më të mira të grave dhe vajzave të suksesshme! Te falënderoj @andriolakambo ?! Këtë medalje në shenje simbolike ja kushtoj vajzave dhe grave Ukrainase! Faleminderit dhe mirënjohje për ju!”, ka shkruar ajo përkrah një fotografie të realizuar gjatë aktivitetit në Preshev.

 

 

A post shared by Mariana Kondi (@marianakondiofficial)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF