KreuStil Jetese

“Momenti më i vështirë në jetën time”, Melinda flet për divorcin nga Bill Gates!

Miliarderja Melinda French Gates së fundmi ka dhënë një intervistë për “USA Today”, ku ka folur ndër të tjera edhe për ndarjen nga Bill Gates.

Ajo tha se momenti kur e kuptoi që kishte ardhur koha që ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Bill Gates duhej t’i jepnin fund martesës së tyre pas 27 vitesh dhe tre fëmijëve ishte “momenti më i vështirë” në jetën e saj.

Miliarderja pranoi se të gjithë kalojnë “momentet e tyre të vështira” dhe se ajo “nuk është e lumtur çdo ditë”, teksa shtoi se divorci nuk ishte diçka që ajo “mendonte ndonjëherë se do t’i ndodhte”.

“Sigurisht që nuk ishte ajo që mendoja ditën kur u martova,” tha ajo. “Por e kuptova vetë, më duhej të bëja një zgjedhje më të shëndetshme dhe kjo ishte një ditë shumë, shumë e trishtë”.

Kujtojmë që Bill Gates, 66 vjeç dhe Melinda French Gates, 57 vjeçe, njoftuan ndarjen e tyre në maj 2021.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF