Kate Middleton, edhe një herë u përshkrua si “mbretëresha” e ngjyrave, duke i bërë disa të mendojnë se ndoshta po ecën në gjurmët e monarkes, Elizabetë, e cila mban gjithmonë veshje me ngjyra të bukura e të ngrohta, të tilla që e dallojnë menjëherë mes turmës. Kate i pëlqen dhe ajo ngjyrat, e nuk ngurron të provojë dhe ato të ndezurat, apo elektrizueset si bluja që mbante së fundi.
Duket se nuk ishte një përzgjedhje rastësore. Kjo ngjyrë në fakt, blu kobalt, ka mbushur pasarelat e Dion Lee, Stella McCartney, Isabel Marant, e Off-White.
Është një nga më të preferuarat e momentit, dhe padyshim, pjesë e një trendi që do të vazhdojë.



















