KreuStil Jetese

“Nuk jam mirë”, Fjoralba Ponari flet për gjendjen në të cilën ndodhet!

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj pasi vetëm pak javë më parë humbi mamanë e saj.

Megjithatë, moderatorja ka vendosur të ecë përpara dhe jo të mbytet në atë që thotë se “nuk ndryshon dot”.

Ajo së fundmi ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, dhe teksa një prej tyre e ka pyetur, “A je ok?”, ajo është përgjigjur, “Jo nuk jam, por zgjedh me sforco e sakrificë të bëj para sesa të mbytem në atë që nuk e ndryshoj dot”.

Humbjen e nënës Fjoralba ka zgjedhur që ta mbajë larg publikut dhe mos të flasë lidhur me këtë ngjarje të trishtë.  “Është një dhimbje që është e imja, jeta vazhdon, duhet gjetur forca për t’u ringritur, për të frymëzuar të tjerët”, u shpreh ajo në një intervistë.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF