KreuStil Jetese

“Nuk quhet më Wolf”, Kylie dhe Travis ndryshojnë emrin e djalit!

Kylie Jenner dhe Travis Scott, të cilët kanë ndryshuar emrin, shumë të komentuar, të djalit të tyre.

Këtë lajm e ka dhënë vetë Kylie me anë të një postim në Instagram, “Sa për informacion, emri i djalit tonë nuk është më Wolf.”

Ajo më tej sqaroi se ata ndjenin sikur nuk i përshtatej, “Doja ta ndaja me ju sepse vazhdoj e shoh, emrin, Wolf kudo”.


Kylie dhe Travis Scott u bënë prindër për herë të dytë më 2 shkurt. Në certifikatën e lindjes, emri i dytë i bebit ishte Jacques, emri i vërtetë i Travis Scott. Për momentin, Kylie nuk e ka zbuluar emrin e ri të djalit.

Ata janë gjithashtu prindër të Stormi Webster, 4 vjeçe.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF