
Pasta Rummo
Një shije unike…
Pastat Rummo janë ekskluzivitet i Lm Commercial dhe i gjeni në të gjithë supermarketet e Shqipërisë!
Ne besojmë se makaronat janë pjesë e veçantë e artit të kulinarisë Shqiptare. Për këtë arsye e respektojmë kënaqësinë për ushqim të mirë, duke i ofruar konsumatorëve produkte ekselente, siç janë pastat Rummo! Ato vijnë pas një eksperience mbi 170 vjeçare duke sjellë pastat më të mira, me një shije unike, sepse sekreti i tyre lidhet me zgjedhjen e miellit më të mirë dhe recetave më të mira në prodhimin e dhjetëra varieteteve të makaronave, të cilat gjenden edhe në Shqipëri.
Rigatoni me presh e salsiçe
Përbërësit: 360 gr Rigatoni N°51 Rummo, 2 presh, 2 salsiçe italiane dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër.
Përgatitja: Prisni preshin në formë të rrumbullakët dhe kaurdiseni në vaj ulliri deri sa të bëhet transparent. Qëroni dhe pritni salsiçet në copa të vogla dhe lëreni të ziejë e gjithë masa. Ndërkaq, në një tenxhere vendosni ujin të vlojë, shtoni kripë dhe hidhni makaronat për të zier për 14 minuta. Kullojeni dhe e përzieni mirë me salcën e përgatitur me presh dhe salsice.


Horoskopi ditor, e enjte 17 mars 2022


Horoskopi ditor, e mërkurë 16 mars 2022















