Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e Shtetit amerikan është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.
Vdekja e Albright u konfirmua me e mail nga stafi i “Albright Stonebridge Group”, një kompani strategjike globale, e themeluar prej saj.
Albright ishte një figurë qendrore në administratën e presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më e lartë e vendit në mandatin e dytë.
Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.
Albright do të mbahet mend për shqiptarët, si kumbare e lirisë së Kosovës. Albright ishte iniciatore e Konferencës së Rambujesë në vitin 1999, marrëveshje që i dha fund regjimit të Millosheviçit dhe solli çlirimin e Kosovës.








Horoskopi ditor, e diel 20 Mars 2022




Horoskopi ditor, e enjte 17 mars 2022


Horoskopi ditor, e mërkurë 16 mars 2022





