Duket se mbretëresha e Spanjës, ish- gazetarja Letizia Ortiz, po ia ndjen lezetin kësaj gjëje. Gjatë daljes së saj të fundit publike, Letizia ka prefeuar të veshë një fustan të kuq, midi, me mëngë të fryra të stilistes Carolina Herrera.
Një fustan të tillë kishte veshur më 1980, fillimisht në Danimarkë, dhe me raste të tjera mbretëresha mëmë, Sofia. Me sa duket ky fustan duhet të jetë shumë i dashur dhe për Letizian e cila e ka veshur dhe në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve kombëtare për Industrinë në 2018.
Në fillim të këtij viti mbretëresha Letizia, ripropozoi fustanin e Valentinos, ngjyrë smeraldi, me bustin e qëndisur me motive floreale, të cilin mbretëresha Sofia e kishte veshur gjatë një ceremonie në Gjermani në vitin e largët 1977.
Ishte pikërisht ky gjest që bëri të qetësohen dhe përmirësohen gjakrat dhe marrëdheniet nuse-vjerrë, pas atij episodi të shëmtuar në 2018, ku të dyja monarket u zunë me njëra-tjetren menjëherë pas daljes nga kisha, ditën e Pashkës.







Oscar 2022, lista e plotë e fituesve!

Horoskopi Ditor, e diel 27 Mars 2022




Ndahet nga jeta Madeleine Albright!







