SHBA-ja ka vendosur që duke filluar nga data 1 prilli vlefshmëria e vizave turistike apo për biznes për shqiptarët të zgjatet, nga 3 vite që ishte deri më tani, në 10 vite.
Lajmin e ka bërë me dije ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Kjo do të thotë se nëse jeni një qytetar shqiptar merr një vizë turistike apo biznesi nga 1 prilli, vlefshmëria do të jetë e vlefshme për 10 vite.
“Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara.
Shihni videon për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi fantastik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Oscar 2022, lista e plotë e fituesve!

Horoskopi Ditor, e diel 27 Mars 2022




Ndahet nga jeta Madeleine Albright!








Horoskopi ditor, e diel 20 Mars 2022




Horoskopi ditor, e enjte 17 mars 2022

