KreuStil Jetese

U tha se ka abuzuar me një 15-vjeçare, Gjiko sqaron si qëndron e vërteta!

Pak ditë më parë në mediat e shkruara qarkulloi lajmi se ndaj Asdren Gjikollit, i njohur si Gjiko, ishte ngritur një aktakuzë për abuzim me një 15-vjeçare.

Në lidhje me këto pretendime, se fundmi ka reaguar vetë Gjiko, i cili i ka mohuar dhe ka theksuar se ka marrë masa ligjore.

“Të nderuar familjarë dhe miq,

Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pavërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar dhe as nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është shumë në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time. Në fund, dua të falëmderoj të gjithë ata familjarë dhe miq që kanë gjetur kohë të mbështesin”, sqaron ai.

Kujtojmë që sipas padisë së pretenduar, Gjiko “e ka mashtruar, të miturën, se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të kolegëve, prandaj e dëmtuara ka pranuar që të shkojë në banesën e të pandehurit”. Në të shkruhej gjithashtu se reperi ka përdorur “substanca narkotike, marijuanë me të dëmtuarën dhe ka kryer marrëdhënie seksuale”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF