Moderatoja e njohur Sidorela Gjoni është larguar nga Top Channel. Ajo ishte një nga figurat kryesore të Top News, e cila ka drejtuar disa emisione duke përfshirë “Breaking”, ku trajtonte tema nga aktualiteti, bota, politika.
Pak ditë më parë edhe gazetarja e njohur Eni Vasili u largua gjithashtu nga televizioni “Top Channel”, për t’u rikthyer në “Neës 24” me emisionin e saj “Open”
Një tjetër largim nga ky ekran ishte edhe emisioni investigativ “Top Story”, çka shkaktoi dhe përplasje me akuza të rënda për shantazh dhe gjobëvënie mes drejtuesve të Top Channel, dhe drejtorit të programit Endrit Habilaj.
Kujtojmë që këto lëvizje po vijnë pasi gazetari Sokol Balla mori postin e drejtuesit te Top-it.









Stil Jetese
Çfarë i ndodh trupit në 30 ditët e Argjërimit ?

Stil Jetese
Horoskopi ditor, e diel 3 Prill 2022






Stil Jetese
Shihni se çfarë thonë yjet për muajin prill!



