KreuStil Jetese

Zbulon detaje, Miriam Cani vjen me një projekt ndryshe nga të tjerët!

Këngëtarja e njohur Miriam Cani ka dhënë së fundmi një intervistë në “Top Albania Radio”, ku ka zbuluar se do të vijë te publiku me një projekt shumë ndryshe nga më parë.

Këngëtarja tha se bëhet fjalë për një ninullë, e cila do të jetë një dedikim për fëmijët.

“Kemi bërë diçka që do të dalë këto ditë. Jemi duke punuar mbi disa materiale muzikore. Nuk dua të zbuloj shumë. Po bëj diçka totalisht të re për sa i përket karrierës sime, rrugëtimin tim muzikor. Është diçka që unë e ndjej më shumë se kurrë.

Lidhet me gjithçka sa me biznesin, aq edhe me jetën familjare. Kam bërë një ninullë. Është një projekt shumë i ndjerë, shumë i bukur. Ka vite që e mendoj si projekt, por ka qenë problemi i kohës. Tani erdhi natyrshëm, Albani kompozoi diçka shumë të bukur. M’u përshtat shumë dhe do të dalë këto ditë”, tha ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF