Modelja e njohur, Angela Martini, dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë, të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Kyree Martini Savulescu.
Ajo zgjodhi që fëmijën e saj ta sjellë në jetë me ndihmën e nëne surrogate. Modelja së fundmi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka zbuluar edhe një fakt të cilin nuk e kishte treguar më herët.
Angela Martini shkroi se fëmija i tyre ishte ngjizur që në vitin 2018 dhe ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pritur tre vite për të gjetur një nënë zëvendësuese.
“I dashuri im Kyree, që kur linde ti, që në momentin që u krijove, ne i thyem së bashku të gjitha rregullat. Ti je kaq përpara kohës dhe të premtoj se do të vazhdojmë kështu deri në fund të jetëve tona. P.s. Fakt për të qeshur: Kyree në fakt u krijua përpara verës së 2018. Ai priti si një embrion në ngrirje deri sa filloi udhëtimin me nënën surrogate, gati tre vjet më vonë në 202”, shkroi ajo përkrah disa fotografive shumë të bukura me të birin.








Çfarë i ndodh trupit në 30 ditët e Argjërimit ?

Horoskopi ditor, e diel 3 Prill 2022






Shihni se çfarë thonë yjet për muajin prill!




