Moderatoja e njohur Dojna Mema dhe Vlashent Sata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Ata këtë të premte, më 1 prill, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe i thanë “Po” zyrtarisht njëri-tjetrin.
Së fundmi Dojna me anë të disa videove të publikuara në rrjetin e saj social Instagram ka treguar se ka marrë mesazhe të shumta nga ndjekësit të cilët e pyesin nëse ajo mori mbiemrin e Vlashentin apo ka mbajtur mbiemrin e saj.
Moderatorja ka shuar kureshtjen e ndjekësve, duke treguar se ka mbajtur mbiemrin e saj Mem. “Jo nuk kam marr mbiemrin e Vlashentin se nuk shoh asnjë arsye. Unë jam martuar me burrin që dashuroj por nuk është se u martova me Vlashentin dhe duhet të jem një njeri tjetër. Unë jam Dojna Mema që është martuar me Vlashent Satën”, tha Dojna ndër të tjera
Kujtojmë që moderatorja e njohur ka zbuluar se është në pritje të një djali.


Shihni se çfarë thonë yjet për muajin prill!












Oscar 2022, lista e plotë e fituesve!

Horoskopi Ditor, e diel 27 Mars 2022




Ndahet nga jeta Madeleine Albright!
