KreuStil Jetese

Receta që patjetër duhet ta provoni nga pastat Rummo!

Pastat Rummo janë ekskluzivitet i Lm Commercial dhe i gjeni në të gjithë supermarketet e Shqipërisë.

Ne besojmë se makaronat janë pjesë e veçantë e artit të kulinarisë Shqiptare. Për këtë arsye e respektojmë kënaqësinë për ushqim të mirë, duke i ofruar konsumatorëve produkte ekselente, siç janë pastat Rummo! Ato vijnë pas një eksperience mbi 170 vjeçare duke sjellë pastat më të mira, me një shije unike, sepse sekreti i tyre lidhet me zgjedhjen e miellit më të mirë dhe recetave më të mira në prodhimin e dhjetëra varieteteve të makaronave, të cilat gjenden edhe në Shqipëri.

Papardelle me kungull dhe patëllxhan

Përbërësit: 60 g pappardelle me vezë Nº 101 Rummo, 300 gr kungull i njomë, 300 gr patëllxhan, 50 gr gjizë, 20 gr gjalpë, 5 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, 1/2 gotë verë të bardhë, kripë dhe piper.

Përgatitja: Pritini perimet në kubikë dhe skuqini me pak vaj ulliri në një tigan. Shuajini me verë të bardhë dhe lërini të gatuhen edhe për 5 minuta të tjera. Me zjarrin e fikur, shtoni gjizën dhe teksa e përzieni shtoni pak kripë dhe piper.

Në një tenxhere me ujë të vluar shtoni kripë dhe hidhni papardelle-t të cilat ziejnë për 5 minuta. Pasi të kenë zjerë bashkoni makaronat me salcën dhe në fund trazojini duke i shtuar gjalpin.

.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF