KreuStil Jetese

Konfirmohet, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë fejuar!

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë gati të martohen! Dyshja, e cila rinisi romancën vitin e kaluar, është fejuar.

Ky lajm u konfirmua si fillim për “People” nga një përfaqësues i Lopez, dhe më pas ylli botëror e ndau vetë lajmin disa ditë pasi ajo u fotografua me atë që dukej të ishte një unazë fejese.

Me anë të një emaili të premten në mbrëmje ajo e dha lajmin e bukur për rrethin e saj të brendshëm dhe për të gjithë ndjekësit e saj në mbarë botën ndau një video në Twitter të cilin e shoqëroi me një emoji me unazë.

“Kështu që unë kam një histori vërtet emocionuese dhe të veçantë për të ndarë…”, u tha Lopez ndjekësve të saj.

 

Lopez pak kohë më parë tregoi për “People” se çfarë e bën lidhjen e tyre të ndryshme tani në krahasim me 18 vjet më parë, “Ne jemi më të rritur tani, jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, jemi në vende të ndryshme në jetën tonë, kemi fëmijë dhe ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për këto gjëra”.

 

Major announcement!!!! https://t.co/G5oGxtX0z5 pic.twitter.com/HTIqbHMJ2M

— jlo ? (@JLo) April 9, 2022

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF