KreuStil Jetese

Abuzim me Bojkenin! Për një klik!

Këngëtari i njohur dhe aq i dashur për publikun Bojken Lako ditën e sotme është përballur me tituj jo dhe aq të këndshme në mediat e shkruara.

Është e kuptueshme që në momentin që je një person publik, privohesh nga jeta private, për më tepër në kohët që po jetojmë ku shpërndarja e lajmit është e menjëhershme..

Por është e trishtë kur për një artist si Bojken Lako, që i ka dhënë kaq shumë artit dhe publikut shqiptar, të vendosësh tituj lajmesh të pavërteta vetëm për të marrë 1 klikim.

Bojken Lako nuk është dënuar me 3 vite burg, por me ‘shërbim prove’ me kusht që gjatë kësaj periudhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale. Ky dënim për Bojken Lako vjen nga Gjykata e Tiranës thjesht pasi para një viti në një studio muzikore që ka marrë me qira ka bërë punime pa leje.

Këtë dënim mund ta pësonte çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi dhe nuk kishte asnjë arsye për t’u bërë kaq shumë e madhe.. Jemi të bindur që vendimin nga Gjykata artisti tashmë e priste.. por titujt e papërshtatshëm e të pavërtetë të disa mediave të shkruara JO..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF