Këngëtarja e njohur, Eranda Libohova, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Abc e Pasdites”, ku ka folur për karrierën e saj artistike dhe paksa për jetën e saj personale.
Gjatë intervistës ajo ka përmendur edhe motrën e saj Irmën, teksa ka treguar me nostalgji kur ato kanë kënduar së bashku në Festival.
“Krajka, kur na ka dëgjuar me Irmën të këndonim duet ai na ka thënë do t’ju bëj juve një këngë që të tingëlloni si Abat. Ai ishte avangardë dhe mbaj mend që ka qenë për këngën ‘’Nuk e harroj’’. Ai na tha që do të shkëlqeni dhe ajo këngë ka qenë shumë e guximshme për kohën dhe frymëzuese. Këngë ka pasur disa ndryshime në vijë melodike, edhe në orkestracion dhe ka qenë shumë moderne për kohën”, tha ajo.
Kujtojmë që prej kohësh për dy motrat, Eranda dhe Irma Libohova, përflitet se nuk kanë më një raport të mirë me njëra-tjetrën.


Abuzim me Bojkenin! Për një klik!







Luana Vjollca pozon për revistën e njohur arabe!










