KreuStil Jetese

Gjendja e Bruce Willis pas zbulimit të sëmundjes nga e cila vuan!

Aktori i njohur Bruce Willis është fotografuar i buzëqeshur teksa përqafohej me gruan e tij në disa foto prekëse.

Kjo është shfaqja e tij e parë publike që kur njoftoi diagnozën e afazisë. Bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis, ka postuar 2 fotografi të saj dhe Bruce në rrjetin social Instagram, teksa ka shkruar, “Mami dhe babi në habitatin e tyre të preferuar”.

Fotografitë janë shkrepur nga vajza 10-vjeçare e çiftit, Mabel Ray Willis, teksa dyshja janë ulur në një trung në pyll. Emma ka falënderuar fansat për dashurinë e tyre të madhe pasi njoftoi se aktori 67-vjeçar u diagnostikua me afazi, një gjendje që ndikon në aftësinë për të komunikuar.

Sipas “Page Six”, Willis kishte pasur probleme me memorizimin e rreshtave të tij në setet e filmave të fundit.

 

 

 

A post shared by Emma Heming Willis (@emmahemingwillis)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF