KreuStil Jetese

U tha se kaloi Morinën me fëmijët pa prokurë? Flet Zaimina Vasjari!

Për këngëtaren Zaimina Vasjari së fundmi ka qarkulluar lajmi se nga përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë, këngëtarja ka kaluar kufirin me fëmijët e mitur pa prokurën e posaçme.

“Panorama Plus” ka kontaktuar me Zaiminën për të marrë variantin e saj lidhur me këtë ngjarje.

Zaimina Vasjari i ka mohuar këto lajme, duke thënë se nuk ka kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët.

“Unë kam një fëmijë 3-javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem. Është thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët. Kam një fëmijë 3-javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur. Nuk dua që emri im të lakohet nëpër portale për këtë çështje”, është shprehur ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF