KreuStil Jetese

Gjiko mohoi akuzat për abuzim me të miturën! Gjykata posedon video përdhunimi?

Gjiko prej ditësh po përballet me akuzat se ka përdhunuar një të mitur në korrik të vitit 2015, lajme të cilat vetë reperi i mohoi të ishin të vërteta.

Së fundmi organet e drejtësisë në Kosovë thonë se posedojnë dëshmi me video se reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë, ku si fillim, sipas Prokurorisë, e ka droguar viktimën.  Në aktakuzën që e ka siguruar gazeta “Insajderi”, thuhet se e mitura ka qenë banore e SOS Fshatit dhe se Gjikolli e kishte mashtruar se do ta bënte këngëtare.

Sipas prokurorisë ekzistojnë edhe prova të tjera që dëshmojnë se Gjiko ka kryer edhe tri vepra të tjera penale. “Gjatë kohës sa qëndronim në ballkon e banesës, nga dritarja e kam vërejtur, viktimën, duke bërë seks me Gjikon. Po ashtu e kam vërejtur Gjikon duke e incizuar atë tërësisht të zhveshur duke bërë disa skena që mua nuk më janë dukur normale”, thuhet në njërën prej dëshmive që figurojnë në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ndaj reperit Asdren Gjikolli.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF