KreuStil Jetese

“Kemi një shans të dytë për dashurinë e vërtetë”, Jennifer Lopez zbulon detaje nga propozimi romantik!

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tashmë janë fejuar, dhe së fundmi ylli botëror ka emocionuar së fundmi teksa ka rrëfyer momentin e propozimit.

Jennifer Lopez ka zbuluar se ishte duke bërë një banjë me flluska kur partneri i saj i propozoi për martesë, teksa ka theksuar se janë dy njerëz shumë me fat, të cilët morën një shans të dytë për dashurinë e vërtetë”.

“Të shtunën në mbrëmje, ndërsa isha në vendin tim të preferuar (në banjën me flluska), dashuria ime u gjunjëzua dhe më propozoi për martesë. Unë thjesht shikoja në sytë e tij duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë, duke u përpjekur fort për të kuptuar se pas 20 vitesh kjo po ndodhte përsëri.

Isha totalisht pa fjalë dhe ai tha: ‘A është kjo një po?’ Unë thashë ‘PO sigurisht që është një PO’. Isha duke buzëqeshur aq shumë dhe lotët më rridhnin në fytyrë, duke u ndjerë tepër e lumtur dhe e plotësuar. Nuk ishte e zbukuruar, por ishte gjëja më romantike që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë. Vetëm një natë e qetë e së shtunës në shtëpi, dy njerëz që premtojnë se do të jenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Dy njerëz shumë me fat, të cilët morën një shans të dytë për dashurinë e vërtetë”, ka thënë ajo.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF