KreuStil Jetese

Njihuni me Darion dhe Besin, dy agjentët më të rinj të marketingut në kryeqytet!

Në këtë tregun tonë, i cili edhe pse relativisht i vogël, gama e shërbimeve dhe produkteve është e larmishme dhe e shumëllojshme. Kjo bën që zgjedhja të jetë paksa e vështirë, si për konsumatorin ashtu edhe për të gjithë ata që tregtojnë produkte apo ofrojnë shërbime të ndryshme.

 

E në ka një çelës suksesi në gjithë këtë, ai është sigurisht marketingu që i bëhet produktit, çfarëdo lloj qoftë ai..

 

Ndaj ne po ju njohim me Darion dhe Besin, dy agjentët më të rinj të marketingut në kryeqytet. Ata janë dy 18-vjeçarë që sapo kanë nisur studimet, dhe kanë zgjedhur të punojnë, dhe pse jo të japin më të mirën e tyre.

 

Dario dhe Besi karakterizohen nga dëshira, energjia, vullneti, pasioni për punën dhe për të bërë të mundur që me talentin e tyre të arrijnë të çojnë më tej sukseset e agjencisë së marketingut ku ata bëjnë pjesë.

 

Bëhet fjalë për “Shet Influencer Industry”, agjencinë më të mirë të marketingut dhe influencërve në vend, e cila që nga momenti që është krijuar ka ditur të lërë gjurmët e saj të suksesit. Këtë e tregojnë më së miri të gjithë ata që kanë besuar dhe kanë bashkëpunuar me “Shet Influencer Industry”, rezultati që kanë marrë mbrapsht ka qenë thjesht fantastik..

Kujtojmë që “Shet Influencer Industry” drejtohet nga fituesi i edicionit të gjashtë të “Big Brother” Anaid Kaloti, një sipërmarrje e cila deri më tani i ka surprizuar të gjithë..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF