KreuStil Jetese

Donald Veshaj konfirmon nisjen e programit në “Top Channel”!

Pas pjesëmarrjes në formatin “Big Brother VIP”, Donald Veshaj ka qenë kryefjala e mediave sociale.

Së fundmi Donaldi i është përgjigjur një prej pyetjeve që publiku ka pasur kureshtje të madhe, dhe kjo pasi ka rënë në ‘kurth’ nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng.

Gazetarja e emisionit, i tregoi idenë e një reklame biznesi, ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë. Ide e cila u pëlqye nga aktori, e sidomos slogani “Shkriu bora”.

Pas kësaj kur ju tregua se reklama do të transmetohet në çdo televizion shqiptar e sidomos në Top Channel ku do të jetë pjesë e çdo emisioni, Donaldi tha: “Me shumë mundësi do të jeni dhe te ne sepse do të sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel”. Gazetarja i tha “Më bëhet qejfi, pasi me zor po e presim të gjithë”, ndërkohë aktori shtoi, “Vjen shumë shpejt në Top Channel”.

 

Në këtë mënyrë ai ka konfirmuar se emisioni i tyre “Më lër të flas” nuk është pezulluar dhe do të vijë shumë shpejt në ekran.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF