KreuStil Jetese

Genta Ismajli feston 38-vjetorin, merr premtimin dhe urimin e ëmbël nga partneri!

Këngëtarja e njohur dhe aq e dashur për publikun Genta Ismajli ka festuar këtë të martë 38-vjetorin e lindjes.

Kjo ishte padyshim një ditëlindje e veçantë për këngëtaren pasi ka festuar pranë dy binjakëve të saj, të cilët, së bashku me partnerin Usta, i mirëpriti në jetë në fillim të këtij viti.

Ky i fundit në këtë ditë të shënuar ka zgjedhur fjalët e ëmbla për të uruar partneren e tij edhe në rrjetet sociale.

“Je mrekulli, dua gjithçka që ekziston me ty. Unë nuk kam qenë me ty që nga momenti që kur ke lindur, por të premtoj se që tani e tutje deri sa të vdes çdo ditë do të të them urime ditëlindjen. Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Të duam shumë, Ivy & Icon dhe Usta”, ka shkruar ai, urim ky që me siguri e ka emocionuar këngëtaren.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF