Është moda e body-ve të plota trupore me sa duket, ndaj nuk është cudi që dy personazhe të njohura si Xhensila Myrtezaj dhe Kida të bënin xing pikërisht me një veshje të tillë. Ato u shfaqën me veshjen e zezë të puthitur pas trupit që i nxirrte në pah format, duke e bërë pamjen e tyre dhe më sensuale.
Të dyja ato kanë realizuar më herët dhe një bashkëpunim muzikor, ndaj padyshim kanë gjëra të përbashkëta, e duket se një prej tyre është dhe shija në veshje.
Vitin e kaluar, u mësua se Xhensila ishte duke u angazhuar dhe në fusha të tjera përvec muzikës, e u tha se ajo ishte duke punuar për linjën e saj të produkteve të kujdesit për lëkurën, si dhe per hapjen e nje klinike estetike në Tiranë, sipas “Prive”. Ajo vetë preferoi të mos jepte detaje mbi këtë nismë të saj.

Hotelet më fashion të Javës së Modës!

Britney Spears sapo konfirmoi se është martuar?!









Horoskopi Ditor, e diel 10 prill 2022!





Abuzim me Bojkenin! Për një klik!



