Zbuloni një kuintet hotelesh të modës ku stilistëtkërkojnë një vend të shenjtë dhe magjepsës për të qëndruar gjatë Javëve të Modës në mbarë botën.
LE MEURICE PARIS
I vendosur në Rue De Rivoli, hotel Le Meurice ka pamjenga Jardin Des Tuileries, kështu që është vetëm një ecje e shkurtër drejt Louis Vuitton që gjendet në Luvër – që, natyrisht, nuk është përfitimi i vetëm i qëndrimit këtu gjatëJavës së Modës. Stafi i pagabueshëm do t’ju përkëdhelëduke ju thirrur në emër teksa porositni në piano bar, sidomos natën vonë kur ambienti bëhet edhe më i ngrohtë.
Pastaj dhomat janë përrallore nga suita e ëmbële papafingos me letër muri të pikturuar me dorë nga De Gournay, ku shërbehen ëmbëlsira të shijshme ngapastiçeria e hotelit. Ky vend është aq përrallor, sa duhet tëriktheheni sërish për të provuar kënaqësinë e qëndrimit aty.
THE LOWELL NEW JORK
Ky është pa dyshim vendi më i bukur për të qëndruar nëNju Jork. Harrojini ato hotelet në qendër të qytetit, pasiLowell është fjala e fundit e luksit të përjetshëm në Uptown.
I vogël, veçse bie në sy sepse është pothuajse i fshehurnë një rrugë të qetë Upper East Side. Sapo hyn brendaështë një oaz i përsosur me dysheme lisi të lëmuara dhedekor antik. Është vendi i preferuar i editorëve të modës. Nuk ka pishinë apo spa, por nuk ka rëndësi. Vetë dhomate kompensojnë atë, me lule të freskëta, banjo mermeridhe çarçafë sateni, ndërsa suitat kanë tarraca me pamjenga Central Park, të gjitha këto vërtetojnë se moda di të zgjedhë.
THE STANDARD, LONDON
Kur bëhet fjalë për hotelet elegante në Londër, patjetër qëdo të jeni të pavendosur për zgjedhje. Sidoqoftë, nëse jenitë dhënë pas personalitetit dhe zgjuarsisë, mos kërkonimë larg se The Standard. Vetëm pak larg nga Central St Martins dhe Coal Drops Yard në King’s Cross, hoteli ështënjë strehë për Harris Reed dhe Chet Lo që ishin stilistë nërezidencë vitin e kaluar, duke krijuar një pyll në holl dheskulptura të mëdha të frymëzuara nga Noguchi. Pjesa e jashtme është dukshëm Brutaliste (edhe pse e stolisur me një ashensor të kuq), brenda ka lloje stilesh, të gjitha me një prekje retro. Nëse qëndroni aty, zgjidhni suitën TarracëJunior në katin e tetë, e cila ka një vaskë dhe një ballkonme pamje nga Shën Pancras.
ROSA GRAND MILAN
Gjetja e një hoteli gjatë Javës së Modës në Milano ështënjë vështirësi sezonale sepse ato zakonisht janë tërezervuara plotësisht ose të mbyllura për rinovim. Pra, është kënaqësi dhe lehtësi të zbulosh Rosa Grand, e vendosur me elegancë pas Duomo-s. Hoteli ka një krahapartamentesh luksoze, me hyrje të dedikuara dhe bar qëofron kafe dhe verë falas, shumica kanë gjithashtu një pamje nga katedralja.
Edhe suita më e vogël e hotelitështë aq e madhe, sa nuk do ta besoni. Një pikë e fortë e Rosa Grand është shërbimi, nga gjetja e një bilete përshfaqjet e Prada deri tek rekomandimi i restorantit më tëmirë të picave. Kujdes! Rezervoni një sezon para.
Kur qëndroni në Paris, zakonisht duhet të zgjidhni midis stilit boho ose formalitetit. Por Kimpton St Honoré në Paris bashkon të dyja cilësitë. Ndërtesa e artit Nouveau ështëshndërruar në një hotel elegant me pesë yje, duke kombinuar hijeshinë e vlerësuar me pesë yje, duke përfshirë një pishinë të brendshme, spa dhe palestër.
Suitat janë elegante, krejtësish të bardha, minimaliste dheme pamje panoramike nga të dyja anët, duke ofruar pamjetë mrekullueshme të Kullës Eifel. Hoteli është vendosur nëmënyrë të përkryer në lagjen Opera në qendër të Parisit, një qendër jozyrtare e Javës së Modës.

Britney Spears sapo konfirmoi se është martuar?!









Horoskopi Ditor, e diel 10 prill 2022!





Abuzim me Bojkenin! Për një klik!




