Kendall Jenner dhe Devin Booker ndahen pas 2 vitesh!

Kendall Jenner dhe Devin Booker i kanë dhënë fund pas dy vitesh lidhjes së tyre.

Një burim për “Entertainment Tonight” tha se modelja ndihej sikur ajo dhe ylli i NBA ishin në “rrugë të ndryshme”.

Burimi shtoi se dyshja kanë pasur diskutime për të ardhmen e tyre, por nuk po funksiononte më. Një tjetër burim e konfirmoi ndarjen për ‘E! News’ dhe raportoi se ata ishin ndarë rreth një javë e gjysmë më parë.

Burimi tha për E! se dyshja kaluan shumë bukur bashkë në dasmën e Kourtney Kardashian, por pasi u kthyen, ata filluan të ndiheshin sikur nuk ishin në linjë dhe kuptuan se kishin stile jetese shumë të ndryshme, “Ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article