Mësoni të gjitha detajet që janë IN në botën e modës tani

Gjithcka cfarë duhet të dini për modën dhe trendet më IN tani,  janë këto detaje nga market më në zë.
Lojë dantelle
Koleksioni pranveror i Michael Kors sugjeron dantellën me nuancat e tokës: ky fund me motive lulesh prej dentelle krijon një siluetë elegante falë efektit të një shtrese transparente prej pambuku, duke krijuar efektin e hijeve në thellësi dhe shumë shkëlqim në sipërfaqe.

Skulpturë vijash 

Ky mini-fustan me vija nga Bottega Veneta ngjan si një skulpturë; me një lidhëse në pjesën e sipërme të bustit, loja mes vijave dhe bardhësisë, i jep kësaj veshje një stil paksa lozonjar, që është edhe kodi tipik i veshjes për mbrëmjet verore.

Zogj tropikalë

Marka e njohur e bizhuterive Boucheron prej vitesh është dalluar për krijimet nga bota e shpendëve dhe kafshëve, ndaj këtë herë zgjodhi papagallin – spilë, si një aksesor dekorues, i cili i kombinuar me

veshje plot ngjyra dhuron një pamje hauaiane.

 

Lodrat e Moschino 

Koleksioni i aksesorëve të Moschino sugjeron stilin pop art, me insekte të qëndisura mbi syprinën e çantave; një bletë në kërkim të luleve, gjithçka mbi një telajo ngjyrë pastel, pa harruar formën e cila është moderne dhe aspak tradicionale.

 

Hapa argjendi 

Koleksioni i ri i sandaleve verore të Saint Laurent dizajnuar nga Anthony Vaccarello sugjerojnë modelin elegant metalik me nuanca argjendi, me një takë stileto 10 centimetra të lartë dhe një rrip që përdridhet përqark kyçit të këmbës, aksesori ideal për mbrëmjet chic verore.

Botuar ne BORDO.qershor 2022!

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article