KreuArt

Një vit më ka munduar; Ledri rrëfen historinë e njohjes me Sarën

Këngëtari Ledri Vula, ka rrëfyer disa detaje për njohjen e me gruan e tij Sara Hoxha. Ai ishte i ftuari special në një intervist për emisionin  “A Live Night”, ku ka treguar se ai dhe Sara janë njohur në një koncert të tij në Gjermani.

“Me Sarën jam njohur komplet rastësisht me një koncert në Gjermani ku shoqet e Sarës erdhën të më shikonin pa live dhe Sara s’më ka njohur, më dinte këngët, por se dinte se kush jam. Ka ardhur me shoqet për të bërë foto, por më ka pëlqyer Sara ndoshta se nuk ia ndjeu për mua.

Pastaj kështu kemi filluar duke folur dhe për herë të parë e kam takuar në Shqipëri, një vit ma ka shtyrë më ka munduar derisa e kam takuar, por publike është bërë, na kanë parë njerëzit bashkë na kanë bërë video dhe është bërë virale, jam munduar t’i ndaloj, pastaj kam thënë i don’t care.

Me herë të vjetra kur kam pas diçka kështu i kam pengu, kurse me Sarën s’ma ka ndjerë, si me e dit që do jemi bashkë. Sara është më ekstrovert, ka qejf të dalë, nuk do të rri mbyll si unë. Çfarë ka Sara se ka kam unë dhe çfarë kam unë se ka Sara, jemi një team”, tha Ledri.

Ledri  dhe Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuar. Çifti tashmë janë prindër të një vajze, Poem Blu.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF