KreuArt

Aromë mbretërore/ Nga Princess Diana në Cryptic Parfumerie!

Të gjithë jemi koshient që parfumi është ‘aksesori’ më i rëndësishëm, i cili luan një rol të madh në ndërtimin e personalitetit. Lloji i parfumit që përdorni tregon shumë për ju dhe bëhet identiteti juaj, ndaj dhe përzgjedhja e një parfumi të veçantë nuk është e thjeshtë.


Me miliona aroma në treg, zbulimi i parfumeve më të mira tanimë është një proces eliminimi dhe linja midis të mirës dhe të shkëlqyers ia vlen të merret në konsideratë. Njerëzit zakonisht frymëzohen nga parfumet e përdorur nga të famshmit e tyre të preferuar.
Çfarë duhet të dihet është se parfumi që vjen me një histori do të bëjë që të gjithë të nuhasin vlerën tuaj.

Shembulli i duhur është ai i Princess Diana, ajo zgjodhi në dasmën e saj parfumin “Quelques Fleurs” nga Houbigant Paris. Parfumi u lançua nga shtëpia klasike e aromave pariziane në vitin 1912 dhe u bë një aromë e veçantë për Princeshën Diana, e më pas për shumë gra dhe vajza të suksesshme në botë. Një parfum që vjen ekskluzivisht në shqipëri nga Cryptic Parfumerie.


Cryptic Parfumerie me vendodhje në zemër të bllokut ka eksluzivitetin e shumë aromave që kanë tërhequr vëmendjen e personazheve të famshëm botëror, e ndër të tjera figurave mbretërore. Së fundmi “Fueguia 1833” ka tërhequr vëmendjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Aktori Pierce Brosnan ka si parfum të preferuar “FOUGÈREROYALE” nga Houbigant Paris.
Dizanjerja e famshme Maria Vittoria Paolillo indetifikon si aromën e preferuar “CEDRO DI DIAMANTE” nga Perris Monte Carlo
Të gjitha këto linja i gjeni eksluzivisht në Shqipëri nga Cryptic Parfumerie, që padyshim është burimi i aromës mbretërore në Tiranë.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF