Ylli i popit Britney Spears është martuar këtë të enjte me të fejuarin e saj, Sam Asghari, por një incident ka ndodhur gjatë dasmës.
“The guardian” bën të ditur se ish-bashkëshorti i këngëtares, Jason Alexander, ka tentuar që të prishë ceremoninë.
Ai është futur brenda shtëpisë së Britney-t, aty ku zhvillohej dasma, duke gënjyer rojet e sigurisë se e kishte ftuar vetë ish-bashkëshortja. Jason e ka transmetuar të gjithë ngjarjen në rrjete sociale pasi ka qenë “live”.
“Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme. Unë jam burri i saj i parë dhe do ta shkatërroj dasmën”, mësohet të këtë thënë ai. Jason është përplasur me rojet e sigurisë dhe në vendngjarje ka ndërhyrë policia duke e arrestuar. Britney dhe Jason u martuan në vitin 2004 por u ndanë vetëm 55 orë më vonë.



















