Moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka publikuar për herë të parë foto ku duket barku i rrumbullakosur duke konfirmuar në një mënyrë lajmet se është në pritje të ëmbël.
Postimi ka marrë urime dhe komente të shumta pozitive nga miqtë dhe ndjekësit e saj ku shprehin komplimente për pamjen e moderatores duke vënë në pah ndyshimin e saj.
Akoma nuk është publik emri dhe imazhi i partnerit të saj, pasi Ilda ka vendosur ti mbajë gjërat sekret dhe larg medias, ashtu siç ka mbajtur edhe shtatzaninë prej kohësh.



















