Gjyqi i famshëm mes aktorit Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard më në fund ka përfunduar, Depp nuk ishte prezent në gjyq për shkak të një angazhimi të planifikuar më parë. Juria njëzëri zbuloi se Heard kishte pretendime të rreme kundrejt Depp dhe e shpalli këtë të fundit fitues.
Pas lajmit të fitores së gjyqit Johnny Depp publikoi një letër në rrjetin e tij social Instagram për të gjitha ndjesitë e atij momenti.
Ai u shpreh se kishte detyrim ndaj fëmijëve të tij dhe gjithe fansave të nxirrte të vërtetën në dritë dhe të rimerrte dinjitetin e tij. Johnny tha se juria i ka dhuruar jetën për herë të dytë.
Letra e plotë:
“Gjashtë vjet më parë, jeta ime, jeta e fëmije të mij, jeta e njerëzve më të afërt për mua, si dhe jeta e njerëzve, të cilët për shumë e shumë vite më kanë mbështetur dhe besuar në mua, kanë ndryshuar përgjithmonë. Gjithçka sa hap e mbyll sytë. Akuza të rreme, shumë të rënda dhe kriminale u ngritën ndaj meje përmes mediave, të cilat shkaktuan një breshëri të pafund përmbajtjesh urrejtjeje, megjithëse kundër meje nuk u ngritën asnjë akuzë. Tashmë kjo gjë kishte udhëtuar dy herë nëpër botë brenda një nanosekondi dhe kishte një ndikim sizmik në jetën dhe karrierën time. Dhe gjashtë vjet më vonë, juria ma ktheu jetën. Unë jam vërtet i përulur. Vendimi im për të ndjekur këtë çështje, duke ditur shumë mirë lartësinë e pengesave ligjore me të cilat do të përballesha dhe spektaklin e pashmangshëm mbarëbotëror në jetën time, u mor vetëm pas një mendimi të konsiderueshëm. Që në fillim, qëllimi i sjelljes së këtij rasti ishte zbulimi i së vërtetës, pavarësisht nga përfundimi. Të them të vërtetën ishte diçka që ua detyroja fëmijëve të mi dhe të gjithë atyre që kanë qëndruar të palëkundur në mbështetjen e tyre për mua. Ndihem i qetë duke e ditur që më në fund e kam arritur këtë.
Unë jam, dhe kam qenë, i pushtuar nga dhurimi i dashurisë, mbështetja dhe mirësia kolosale nga e gjithë bota. Shpresoj që kërkimi im për të thënë të vërtetën do t’i ketë ndihmuar të tjerët, burra apo gra, të cilët janë gjetur në situatën time dhe që ata që i mbështesin të mos dorëzohen kurrë. Shpresoj gjithashtu që pozita tash të kthehet në të pafajshëm derisa të provohet fajësia, si brenda gjykatave ashtu edhe në media. Dëshiroj të falënderoj punën fisnike të gjyqtarit, anëtarëve të jurisë, stafit të gjykatës dhe sherifëve që kanë sakrifikuar kohën e tyre për të arritur në këtë pikë, dhe ekipit tim të zellshëm dhe të palëkundur ligjor që bëri një punë të jashtëzakonshme duke më ndihmuar të ndaj të vërteta. Më e mira nuk ka ardhur ende dhe një kapitull i ri më në fund ka filluar. E vërteta nuk humbet kurrë.
1.06.22”



















