KreuArt

Fero publikon foto të 30-vjeçarit që u vra në Kosovë, vrasësi dyshohet të jetë vëllai i këngëtarit të njohur!

Fero publikon foto të 30-vjeçarit që u vra në Kosovë,

Dje ndodhi një vrasje në Ferizaj të Kosovës, dhe si pasojë ndërroi jetë 30-vjeçari Gazmend Hyseni. Këngëtari Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, ka reaguar në faqen e tij në Instagram, ku ka hedhur një foto me viktimën për të cilin shkruan “Allahu n’xhenet vlla”.

Në këtë zënkë, e cila përfundoi me fatalitet për 30-vjeçarin Gazmend Hyseni, dyshohet të jetë i përfshirë vëllau i reperit Qendrim Januzi, i njohur me emrin Buta.

Vëllai i reperit është plagosur afër vendit të ngjarjes, në rrugën “Rexhep Bislimi”, nga një polic me rroba civile pasi i njëjti s’kishte përfillur urdhrat e policisë dhe ishte drejtuar me armë kundrejt tyre.

Pjesëtarët e policisë me rroba civile që ishin në detyrë zyrtare kishin vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kishin filluar fillimisht me urdhra verbalë “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk kishte përfillur urdhrat e policisë.

I dyshuari me pistoletë në dorë dyshohet që në një moment i ishte kthyer zyrtarëve policorë dhe njëri zyrtar policor për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth ka shkrepur në drejtim të të dyshuarit me armën e tij zyrtare.

I dyshuari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, derisa më pas është dërguar në spital. Gjendja e tij shëndetësore, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.

Gjithashtu me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF