KreuArt

InaPavl, vajza shqiptare që “çmendi” Europën me çantat e punuara me grep!

Kur puna e dorës kthehet në art!

Elizabeth Taylor ka thënë, “Pas çdo femre të fuqishme fshihet një çantë e mrekullueshme”.
Kështu edhe çantat e krijuara nga InaPavl janë një simbol i statusit, fuqisë, bukurisë si dhe prakticitetit të çdo femre.

Çantat e punuara me dorë janë shndërruar në kryefjalë të trendeve të momentit dhe një nga aksesorët më të dashur për femrat. Në valën e këtij trendi, Ina ka krijuar koleksionin e saj të çantave me modele dhe ngjyra të ndryshme, duke krijuar kështu prekjen magjike të çdo gardërobe.

Dy vite më parë në Köln të Gjermanisë, Ina krijoi brandin e saj me çantat të punuara me dorë. Historia fillon shumë herët kur Ina mësonte nga gjyshja e saj, ulur në divanin e shtëpisë, punimin me grep. Kush do ta kishte menduar që ky moment do të kishte qenë shtysa që sot ajo të ketë një biznes bazuar në punën me dorë.

Arti i të krijuarit një çantë është kompleks, i bukur dhe 100 për qind i dedikuar personit që e ka porositur. Po përveç këtij dedikimi ndaj blerësit, InaPavl është një brand dedikuar natyrës dhe modës së ngadaltë (slow fashion).

Kjo i bën çantat jo vetëm një aksesor, por një deklaratë mode. Materialet kërkohen me shumë kujdes, duke patur një tendencë ndaj materialeve biologjike si dhe materialeve të riciklueshme. Kujdesi për natyrën i jep një vlerë edhe me të madhe punës së dorës.

“Jam shumë e lumtur për gjithçka kam arritur dhe që njerëzit pëlqejnë krijimet e mia. Sot, InaPavl gjendet online si dhe në “concept stores” më me emër në Gjermani. Projektet e këtij viti më gjejnë shumë të motivuar dhe të gatshme për zgjerimin e brandit me dyqane të reja në Gjermani dhe në Spanjë. Gjithsesi projekti që kam më për zemër është krijimi i koleksionit të çantave të dizenjuara nga Enada At’Nikolla që gjendet tashmë në atelienë e saj”, thotë Ina për revistën Bordo.

 

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF