KreuArt

Ukraina fiton edicionin e 66 të Eurovision, kjo është renditja e shteteve të tjerë!

Siç edhe pritej për të gjithë mbështetjen që mori nga publiku fitues i Eurovizion 2022 u shpall Ukraina, vendi që po i bën ballë agresionit rus. Grupi folk-rap me emrin Kalush e përfaqësoi vendin në këtë vit mjaft të vështirë për të me një këngë dedikuar nënës.

“Stefania” është titulli i këngës që u krijua si një dedikim për nënën e një prej djemve të grupit, portashmë është shumë më tepër se kaq. Kjo këngë është himni i grave që po përballen me luftën në vendin e tyre. Ishte publiku ai që i dha fitoren Ukrainës, pasi juritë e vendeve e lanë me 192 pikë.

Pikët maksimale nga juritë e shtetve ishin për Britaninë e Madhe me 283 pikë, që ndiqej nga Suedia dhe Spanja. Kujtojmë se Shqipëria, e përfaqësuar nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, nuk arriti të kualifikohej në finale. Ndërsa sa i përket pikëve të jurisë shqiptare, Italia u vlerësua me 12 pikë.

Kjo është lista e plotë e renditjes së pikëve përfundimtare:

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF