Çfiti më i ri hollivudian Kim Kardashian dhe Pete Davidson morën pjesë së bashku në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në Uashington.
Aktori i Saturday Night Live iu bashkua yllit të “KUWTK”, për të festuar punën e gazetarëve dhe mediave të Shtëpisë së Bardhë.
Kim Kardashian, 41 vjeç, ishte e ftuar në emër të ABC-së teksa seriali i saj i ri i realitetit Hulu ‘The Kardashians’ debutoi në fillim të këtij muaji. Dalja e tyre vjen pasi kanë shijuar së bashku premierën e vazhdimit të ‘Keeping Up with the Kardashians’.
Kim padyshim i mahniti të gjithë me një fustan të shkëlqyeshëm argjendi, ndërsa Davidson, kishte zgjedhur një kostum të zi kombinuar me syze dielli dhe një kravatë të hollë.
Të organizuar nga Trevor Noah , pjesëmarrës të tjerë të shquar që ishin pjesë të mbrëmjes përfshinin:Presidentin Joe Biden , Zonjën e Parë Dr. Jill Biden , Martha Steëart dhe J. Smith-Cameron.
Dyshja fillimisht filluan të lënë të kuptohet për marrëdhënien e tyre në fund të vitit 2021, pasi u panë duke kaluar kohë me njëri-tjetrin në darka dhe takime private. Kardashian madje i organizoi Davidson një festë ekstravagante ditëlindjeje në Palm Springs në mes të nëntorit.
Ndërsa në ‘The TV Show!’ gjatë muajit shkurt, Davidson e quajti Kimin si të dashurën e tij për herë të parë publikisht. Çifti u zyrtarizua në mars pasi Kardashian postoi një seri fotosh romantike me Davidson.
Kjo është ‘White House Correspondents Association’ e parë në më shumë se dy vjet pas një pauze për shkak të pandemisë COVID-19, por nuk është hera e parë për Kimin. Ajo ishte e ftuar në 2012 me nënën e saj Kris Jenner .



















