KreuArt

Receta e ditës/ Tartufi, ar dhe diamant mbi tavolinë!

Tartufi, ar dhe diamant mbi tavolinë

Quhet ari i zi ose diamanti i bardhë, pasi tartufi ka shije unike dhe me të mund të përgatiten pjata të rralla, disa prej të cilave Bordo i sjell për lexuesit e saj besnikë…

Tartufi është një kërpudhë në formë zhardhoku, e cila rritet në pyjet mesdhetare. Tartufi është një kërpudhë që i përket familjes “ipogei”, pra kërpudhave që rriten nën tokë. Si të gjitha kërpudhat, shumohet përmes sporeve që zhvillohen në mjedise me lagështirë. Tartufi ka një aromë unike, ndaj edhe duke u kombinuar me ushqime të ndryshme dhuron një ndjesi të pabesueshme. I çmuar, me një aromë dhe shije të pagabueshme, tartufi garanton gjithmonë një pjatë të rafinuar. Quajeni si të doni: ari i bardhë ose diamant i zi, por tartufi, i cili ka një bazë mishtore, është përbërësi ideal për pjata nga rizoto tek pastat, mishi dhe peshku, deri tek ëmbëlsirat.

Salcë tartufi 

Përbërësit: 1 kokërr tartuf, 250 ml pana, 70 gr djathë parmixhano, 1 presh, 2 lugë vaj ulliri, piper dhe kripë.

Përgatitja: Pastroni zhardhokun e tartufit në të njëjtën mënyrë si patatet. E presim imët preshin dhe e vendosim të skuqet bashkë me tartufin e prerë imët. Më pas shtoni kremin pana dhe e përzieni mirë. Shtoni kripë e piper sipas dëshirës dhe lërini në zjarr të ngadaltë për 5 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe shtojini djathin parmixhano.

© Revista BORDO

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF