KreuArt

Kjo është arsyeja pse Hailey Bieber hoqi dorë nga modelingu!

Hailey Bieber së fundmi tregoi arsyen e vendimit të saj për t’u larguar nga modelingu.

Duke diskutuar rrugëtimin e saj në botën e modës, modelja detajoi një nga përvojat që e bëri atë të hiqte dorë nga pasarelat. Hailey, e cila do të shfaqet në kopertinën e majit të revistës Allure, foli në mënyrë të sinqertë për vendimin e saj për t’u tërhequr nga disa aspekte të industrisë.

“Kam pasur një përvojë vërtet të keqe me një drejtor kasting që ishte shumë i rëndësishëm.”

Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka sfiluar për shtëpitë luksoze të modës anembanë globit, duke përfshirë Versace, Off-White dhe Dolce & Gabbana.

“Ai i tha diçka agjentit tim që thjesht ma tronditi besimin kur bëhej fjalë për pasarelën. Nuk dua të ndihem keq për veten time në këtë hapësirë, sepse ndihem shumë mirë për punën tjetër që bëj. Pra, pse ta vendos veten në një pozicion që ndihem e vogël?”

Ndërsa detajoi përvojat e saj, ajo gjithashtu pranoi se ndjeu një sukses të madh kur filloi të sfilonte për herë të parë.

Bieber u angazhua për të gjetur një ekuilibër midis karrierës së saj të modelingut dhe jetës si sipërmarrëse, pasi së fundmi lançoi linjën e saj të kujdesit të lëkurës Rhode, frymëzuar nga nëna dhe gjyshja e saj.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF