
Në një intervistë për CNN Aktori i njohur amerikan, Sean Penn ka bërë thirrje për bojkotimin e ndarjes së çmimeve Oscar nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të jetë i ftuar.
Bashkëprezantuesja e Oscars, Amy Schumer tha në fillim të kësaj jave se ajo kishte propozuar që të ftohej Zelensky të shfaqej me video, por nuk ishte e qartë nëse organizatorët kishin rënë dakord.
“Nëse ndodh që Zelensky ndalohet , unë do të inkurajoj të gjithë të bojkotojnë Oscar, megjithëse mund të jetë momenti i tyre, dhe e kuptoj që është sepse duan të festojnë suksesin e filmave të tyre, por është më e rëndesishme për të protestuar dhe për të bojkotuar çmimet Oscar. Unë lutem që të mos ndodhë kështu. Unë lutem që të mos ketë njerëz arrogantë, të cilët e konsiderojnë veten përfaqësues të së mirës më të madhe në industrinë time, që kanë vendosur të mos e ftojnë presidentin ”, deklaroi ai gjatë intervistës.
Aktori ndodhet në kryeqytetin ukrainas për të xhiruar një dokumentar kur filloi pushtimi rus, ai ka nënshkruar një marrëveshje që fondacioni i tij të sigurojë arsim dhe strehim për refugjatët në Poloni.



















