KreuArt

Të gjitha sekretet e shtatzanisë së Rihanës!

Shtatzania e yllit të Pop Rihanna, erdhi kaq papritur dhe mori një jehonë të madhe në rrjet.

Ndërsa Riri pret ardhjen e foshnjës së saj, ajo ka zbuluar edhe “llojin” e prindit që do të jetë.

Ylli i muzikës thotë se do të jetë “psiko” për mbrojtjen e foshnjës së saj!                        Këngëtarja 34-vjeçare, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me A$AP Rocky, e bëri të qartë këtë kur u shpreh për nevojën për të mbrojtur fëmijën e saj në një intervistë të fundit me Elle.

Dhe ndërsa natyra instiktive e Rihanna-s është diçka që mund të pritet, çuditërisht, janë në fakt disa nëna nga ekskluziviteti i Real Housewives me të cilat ajo mund të lidhet më shumë.


Duke vënë në dukje se dikush si “Teresa [Giudice] nga Jersey [RHONJ], Rihanna i tha gazetës, “Ajo do t’ju rrafshote për ata fëmijë. Dhe kjo rezonon shumë me mua sepse ndihem sikur ky është tipi i mamasë që do të jem. Psiko për këtë.”

Ylli Barbados, e cila zbuloi se aktualisht është në tremujorin e tretë, u tregua e sinqertë për shkëlqimin e saj të shtatzënisë me ndihmën nga linja e saj Fenty Beauty duke punuar krah për krah për të arritur rezultate kaq mahnitëse.

“Ka një shkëlqim shtatzënia ,” tregoi  ajo.

“Ka edhe nga ato ditë, veçanërisht në tremujorin e tretë ku zgjohesh dhe thua:-  “Oh, a duhet të vishem?”  “Grimi me siguri na ndihmon të ndihemi si një person i vërtetë. Unë thjesht u fokusova shumë në hidratimin dhe konturimin.”


Për sa i përket këshillave më të mira që ka marrë deri më tani, nëna e ardhshme ndau një shënim. 
“Ndoshta këshilla më e mirë është të fle tani sepse nuk do të kem kohë më vonë,” tha ajo.

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF