Reperja Nicki Minaj është një nga personazhet më të përfolura për format e saj të kolme. Së fundmi ajo ka folur për përmirësimet e saj nëpërmjet nërhyrjeve estetike, duke pranuar se dikur kishte bërë injeksione në pjesën e të pasmeve të saj për ta bërë atë të duket më e madhe. Artistja 39-vjeçare fitoi famë në vitin 2010 falë aftësive të saj të pabesueshme rap dhe vokale, por gjithashtu fitoi shumë fansa falë formave të saj perfekte.
Tani Nicki po flet për një procedurë të kaluar që ajo vendosi të përmirësonte pamjen e saj dhe thotë se të qenit rreth artistëve të tjerë rep në mënyrë indirekte e bindi atë ta bënte diçka të tillë. Ylli i muzikës tha:
“Nuk ishte e pranueshme të bëja fare operacione. Në atë kohë, nuk kisha bërë kurrë një operacion. Unë isha në Atlanta në atë kohë dhe vazhdova të isha pranë Lil Wayne dhe të tjerëve. Në atë kohë Wayne, ai fliste për vajzat me të pasme të mëdha. Wayne do të kishte një vajzë të re në studio çdo seancë, kështu që ishte gjithmonë një ‘e pasme’ e re e madhe atje. Ishin muzat e tij. Por unë thjesht isha rreth tyre gjatë gjithë kohës dhe isha si motra e vogël me Wayne dhe Mack Maine. Gjithçka për të cilën do t’i dëgjoja duke folur janë të pasmet e mëdha dhe nuk ndihesha e kompletuar apo mjaft e mirë, jo aq mirë sa ato vajza.”



















