KreuArt

Çfarë ndodhi?! Partnerja e Justin Biber shtrohet në spital për mpiksje gjaku në tru

Modelja 25-vjeçare, e cila është e martuar me yllin e popit, Justin Bieber, zbuloi në rrjetet sociale të shtunën (12 mars) se ajo ishte shtruar në spital në fillim të kësaj jave pasi kishte përjetuar simptoma të ngjashme me goditjen e shkaktuar nga një mpiksje e vogël gjaku.

Sipas mediave të huaja, 25-vjeçarja ishte shtruar në një spital në zonën e Palm Springs, teksa ka paraqitur disa probleme në lëvizje.

Ekspertët thonë se simptomat e saj nuk janë në përputhje me moshën e saj dhe se ato mund të shfaqen tek të moshuarit. Mjekët po shqyrtojnë nëse gjendja e saj është e lidhur me COVID19, pasi pak kohë më pare rezultoi pozitive me bashkëshortin e saj.
Gjithsesi ajo tanimë ka dalë nga spitali dhe po monitorohet nga mjekët në shtëpi.

Hailey ka vendosur ta ndajë këtë histori në rrjetet e saj siciale.
“Të enjten në mëngjes, isha ulur me burrin tim, kur fillova të kisha simptoma si goditje në tru dhe u dërgova në spital,” shkroi Bieber në Instagram Story.  “Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në trurin tim, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël të oksigjenit, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh.” Ajo shtoi, “Edhe pse kjo ishte padyshim.  një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi dhe jam mirë, dhe jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për të gjithë mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që u kujdesën për mua!”

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF