KreuArt

Mbretëresha Elizabeth rezulton pozitive me “Covid-19”

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II ka rezultuar pozitive me virusin “Covid-19”, pas infektimit me këtë të fundit të djalit të saj, Princ Charles.

Mediat e huaja raportojnë se  monarkja 95 vjeçare po përjeton simptoma të lehta të koronavirus.Mësohet se  mbretëresha është e vaksinuar 3 herë.


Pallati mbretëror ka konfirmuar se mbretëresha ka koronavirus, ajo ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Princin Charles javën që trashëgimtari i fronit rezultoi pozitiv me COVID për herë të dytë.

Njoftimi u bë vetëm disa javë pasi mbretëresha, monarkja më jetëgjatë e Britanisë, arriti jubileun e saj historik Platinum prej 70 vitesh në fron.

“Madhështia e saj po përjeton simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin, por pret të vazhdojë detyrat e lehta në Windsor gjatë javës së ardhshme.Ajo do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura. Shtëpia Mbretërore ka mjekët e saj mbretërorë dhe mjekët e Mbretëreshës do të jenë gati për t’u kujdesur dhe monitoruar shëndetin e saj”.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF