KreuArt

16 vjecarja shqiptare lë gojëhapur jurinë e “The Voice of Finland”!

16 vjecarja shqiptare lë gojëhapur jurinë e “The Voice of

Shqiptarët jashtë atdheut po na bëjnë krenarë çdo ditë me talentet e tyre, ndërsa bëjnë bujë dhe na nderojnë kudo, thote Express.

Një nga shqiptaret adoleshente e cila po mahnit me talentin e saj dhe zërin e saj është 16-vjeçarja, Argjenda Aliu. Ajo jeton në Finlandë dhe ka nisur një rrugëtim të bukur në “The Voice of Finland”.

Argjenda i hodhi hapat e saj të parë me ‘cover’, por ka ecur , mjaft përpara dhe së fundi, la “pa fjalë” jurinë e “The Voice of Finland” me interpretimin e saj që ngriti në këmbë edhe publikun. Ajo interpretoi këngën ‘Yours’ të këngëtares së njohur, Ella Henderson, duke bërë që gjithë paneli i jurisë të kthejë karriget e tyre. Juria mbeti e surprizuar dhe e mahnitur me timbrin e saj ndryshe në zë.

Performanca e Argjendës u pëlqye shumë e të gjithë u ngritën në këmbë duke e duartrokitur.

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF