KreuArt

Ndikoi në gjendjen emocionale të Beatrix, merret vendim i ashpër për banorin!

Ndikoi në gjendjen emocionale të Beatrix, merret vendim i ashpër

 

Një zarf I zi mbërriti në shtëpinë e BBV për shkak se një prej banorëve të saj ka thyer rregullat e ketij programi. Arbri ka dhënë informacione nga jashtë dhe se kjo gjë ka ndikuar menjëherë për keq në gjendjen emocionale të Beatrix.

“Big Brother ka vënë re se njëri nga banorët ka dhënë informacione nga jashtë, që jo vetëm ka ndikuar në lojën por edhe në gjendjen psikologjike dhe emocionale të Beatrix, në kundërshtim me rregulloren. Për këtë arsye, ‘Vëllai i Madh’ ka marrë një vendim të rëndësishëm, të cilin do e komunikojë nesër”, thuhej në zarfin e zi.

Për shkak të kësaj situate, sot për Arbrin është marrë një vendim i rëndësishëm duke i hequr imunitetin.

Duket se gjatë një bisede me Beatrix, teksa ajo i tregonte se po e priste me frikë përballjen me realitetin jashtë, Arbri ka pohuar se në fakt Beatrix ishte më e rrezikuara për t’u eleminuar.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Tags:

Home Art